Lejfen Veliaj, shtëpia e Shkozës dhe kamera e bashkisë brenda

E Enjte, 29 November 2018 18:15
Pamje nga shfaqja e estradës në Shkozë. Kamera e bashkisë është brenda shtëpisë në pritje të trokitjes së kryetarit Pamje nga shfaqja e estradës në Shkozë. Kamera e bashkisë është brenda shtëpisë në pritje të trokitjes së kryetarit

Ljefen Veliaj, gjithnjë estradesk me veprimet e tij, është pararoja e propagandës sovjetike të Partisë Socialiste. Këtë herë po udhëheq fushatën te unaza e madhe. Erioni edhe kur flet për 17 nëntorin edhe kur nxjerr zë për 29 nëntorin e Enverin, e lidh me punimet te unaza e re. Në masat agjitative për të çoroditur popullsinë, Veliaj si udhëheqësi dikur zgjodhi të bënte një vizitë te populli që strehon bashkia. Madje kishte blerë edhe një tortë. Kamera ishte brenda shtëpisë së banorit, kur trokiti Erion Veliaj. Kamera nuk ishte e fshehtë. Operatori i bashkisë ishte futur brenda e po priste kryetarin. Vizita quhej e papritur, por operatori ishte brenda. U fut kryetari me tortë. Takon familjarët. Ky që i kishte firmosur hyrjen në shtëpi, nuk i dinte as emrin. Kryetari pyet për hallet e tregon se e ka lënë pa gjumë fëmija i vogël. A thua se ka njeri që nuk e di sa i shqetësuar është ky e sa po e rrit fëmijë me halle. Në mbyllje të mandatit të tij si kryetar i bashkisë, Veliaj nuk do mbahet mend veçse për lëmshin që i krijoi qytetit dhe shfaqjen si njeri i mashtrimit publik nëpërmjet propagandës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...