Kush është 35 vjeçari shqiptar, bos i drogës

E Enjte, 29 November 2018 20:08

Sipër një makine ose në pushime, me një iguanë në shpatull dhe puro në dorë. Në Facebook tregon "jetë të mirë".

Ismail Rebeshi, narkotrafikanti më i madh në Viterbo në Itali, ishte i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar.

Lindur më 23 maj, 35 vjet më parë, ai ka jetuar gjatë në kryeqytetin e krahinës, në Tuscia.

"Nën mbulesën e dy aktiviteteve në dukje të rregullta, pasi ishte pronar i një klubi nate dhe menaxher i një depoje makinash, ai kishte një rol mbizotërues në trafikun e drogës në qendër të Italisë", nënvizojnë karabinierët që arrestuan shqiptarin të hënën.  

Në Viterbo dhe krahinë, Rebeshin e njihnin shumë. Mbi të gjitha me pseudonimin e tij, Ermal. "E njihja, por vetëm e kisha parë", thotë një fqinj një ditë pas arrestimit të 35-vjeçarit. "Ai lëvizte shpesh gjatë ditës dhe gjatë natës, në të gjitha orët, por ishte një tip që nuk fliste", shtoi ai.

Operacioni i koduar "Ichnos" përfundoi me dërgimin në qelitë e burgut Mammagialla të Rebeshit.

Hetimet kanë zbuluar se 35 vjeçari ishte një nga katër furnizuesit kryesorë të bandës sardiniane të udhëhequr nga Sandro Arzu dhe Alessandro Ghisu. I pari ka kaluar 26 vite të jetës së tij në burg për vrasjen e babait, i dyti është arrestuar tashmë.

"Arzu dhe Ghisu ishin në krye të grupit më të fortë të dedikuar për trafikun e drogës në Sardenjë. Por ata vepruan gjithashtu në Lazio, Lombardi dhe jashtë saj, falë lidhjeve me Kamorrën, Ndrangheta dhe kriminalitetin e huaj. Trafikimi i drogës ishte shpërndarë në ishull dhe kishte kontakte me furnizuesit në Itali, Kolumbi dhe Shqipëri", thotë hetuesi.

Rebeshi u arrestua të hënën nga policia në Carbonia me 3 persona të tjerë, ndërsa një i katërt është në kërkim pasi ndodhet jashtë Italisë.

"Rebeshi furnizoi grupin sardian kryesisht me kokainë, por heroina nuk mungonte" - thekson kapitenja Lucia Dilio. Heroina erdhi nga Siria, por ajo kurrë nuk shkoi në destinacion, pasi policia e kapi në kohë.

Nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018, Rebeshi arriti të furnizonte grupin sardian me një 1 kg e gjysmë heroinë dhe 6 kilogram kokainë. Kokaina ishte e pastër në masën e 93%.

Në vetëm pesë muaj, midis shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018, organizata do të kishte importuar rreth 85 kg drogë në Sardenjë. "Blerë nga tregtarët me shumicë në 3 milion e 400 mijë euro, në tregun me pakicë do të ketë sjellë 10 milionë euro", nënvizoja policja.

"Kontakti ndërmjet Rebeshit dhe organizatës sardele ishte Ghisu. Ai e dinte mirë gjuhën e 35 vjeçarit shqiptar. E njihte mirë edhe Viterbon", thekson ajo.

Historitë e shqiptarit me drogën nuk janë të reja, pasi kur ishte 22 vjeç, ai u kap me 1 kg kokainë me vlerë 50 mijë euro.

Për këtë krim, ai u dënua përfundimisht me tre vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë. Pesë vjet më vonë, në vitin 2010, Rebeshi përfundon sërish në pranga për trafikim ndërkombëtar të drogës. Ai u dënua dy vjet burgim dhe 4 mijë euro gjobë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...