Një çift të moshuarish ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pasi janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit në Berat, në lagjen "30 vjetori" në vendin që njihet si "Pjeshkorja". Kujtim dhe Këze Agalliun jetonin të vetëm në banesë, ndërsa fëmijët e tyre ishin emigrantë.
Çifti kishte katër fëmijë, 3 djem e një vajzë, të cilët jetonin jashtë Shqipërisë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Sipas policisë, çifti, dyshohet se kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e madhe.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.