Refuzoi Serbia, Bullgaria kërkon blerjen e Telekom

Premte, 30 November 2018 16:32

Operatori i dytë më i madh në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare Telekom Albania është në negociata intensive për t’iu shitur kompanisë bullgare të telekomunikacionit ‘Vivacom’.

Burime për Klan bëjnë me dije se negociatat mes grupit OTE që zotëron aksionet e Telekom në Shqipëri dhe kompanisë ‘Vivacom’ kanë nisur ditët e fundit, megjithatë zyrtarët brenda këtyre firmave nënvizojnë se nuk janë përfundimtare pasi do të dëgjohen të gjithë ofertuesit.

Kompania ‘Vivacom’ është në pronësi të manjatit bullgar Spas Rusev, dhe mësohet se ka bërë ofertën e dytë më të lartë pas Telekom Serbia, e cila nuk është e mirëpritur në këtë treg nga qeveria shqiptare.

Të kontaktuar zyrtarisht nga Televizionin Klan, kompania nuk jep asnjë detaj nëse është finalizuar një marrëveshje, por burime brenda saj thonë se ofertat janë me dy raunde, çka mund të bëjë që në momentin e fundit një prej ofertuesve të tjerë të japë çmim më të lartë.

Interes për blerjen e Telekom ka shprehur edhe grupi turk Çalik, por edhe këto negociata mund të kenë vështirësi për shkak të kufizimit konkurrencës që mund të krijohet në treg, pasi ata janë pronarë të kompanisë Albtelecom.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se finalizimi i një marrëveshje do të ndodhe brenda 3 muajve të ardhshëm.

Telekom Albania ka 39% të tregut të telekomunikacionit në Shqipëri  dhe është në pronësi të grupit grek OTE, ku së fundi shumica e aksioneve të tij është në pronësi të Deutche Telekom.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...