Orët e fundit të makinave të përdorura në Shqipëri

Premte, 30 November 2018 17:57

Prej 2 dhjetorit, në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”. Kamera e TCH ishte në sheshin e trageteve në Durrës, aty ku hyjnë pjesa më e madhe e automjeteve që importohen në Shqipëri.

“Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4”, tha Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës.

Për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. Që nga miratimi në qeveri dhe botimi në Fletoren Zyrtare kanë kaluar 30 ditë. Shifrat nuk kanë dalë ende, por paraprakisht, drejtori i Doganës së Durrësit, Denis Shabani thotë se kjo periudhë është shfrytëzuar nga bizneset e tregtimit të mejteve të përdorura për të rritur importet e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite.

“Ka pasur më shumë fluks, sepse subjektet që merren me tregtimin e autoveturave të përdorura kanë qenë të interesuar që të importonin sasi më të mëdha autoveturash, t’i kishin gjendje për t’i shitur pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë”, tha Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës.

Autoritetet kanë lajmëruar zyrtarisht agjencitë doganore për të mos kryer asnjë procedurë zhdoganimi për automjetet me moshë më të madhe se 10 vite. Doganat kanë një apel për qytetarët që të bëjnë kujdes kur të porosisin një automojet të përdorur nga jashtë shtetit.

“Qytetarët duhet të bëjnë kujdes që në momentin që do të porosisin një makinë. Për ta blerë një makinë në vende të tjera duhet të kenë parasysh që mosha e makinës të mos jetë më e madhe se 10 vite në momentin e importit”, tha Shabani.

Për automjetet e përdorura që kanë hyrë para datës 2 dhjetor dhe që janë zhdoganuar, afati i targimit është 1 marsi i vitit 2019. Ndërkohë, për autoveturat e pajisura me targa dhe leje qarkullimi nuk ka kufizim moshe për të lëvizur në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja./TCh/

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 18:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...