“Dështim me anti-korrupsionin”, KLSH: As BE s’monitoron fondet e veta

Premte, 30 November 2018 20:19

Strategjia antikorrupsion e nisur nga qeveria shqiptare 3 vjet më parë ka dështuar. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas këtij institucioni, strategjia ka mbetur jetime dhe as Bashkimi Europian nuk monitoron më fondet që jep në këtë drejtim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se strategjia e antikorrupsion e nisur në vitin 2015 nga qeveria si dhe plani i veprimit kanë dështuar, kur vetëm si fillim janë alokuar rreth 2 miliardë lekë të reja.

“Strategjia ka mbetur jetime. Në gjykimin tonë ka dështuar. Është lënë jetime me nga qytetari që ka humbur besimin dhe nuk denoncon”, u shpreh Rinald Meçe, nga departamenti i performancës në KLSH.

51 % të fondeve për strategjinë antikorrupsion jepen nga Bashkimi Europian në mënyrë që të luftohen korrupsioni në Shqipëri si një ndër kushtet e anëtarësimit në familjen europiane.

“Është lënë jetime dhe nga BE pasi nuk ka monitoruar fondet e veta. Kanë 51% të financimeve, hedhin para pa u interesuar”, shprehet Meçe.

Ministria e Drejtësisë duhet të merret tanimë me implentimin e planit të veprimit, por që në fakt ende nuk e ka situatën të qartë raporton KLSH. Por përveç në nivel qendror edhe pushteti vendor është shumë mbrapa pasi “One Stop Shop-et” që duhej të hapeshin pikërisht për të luftuar korrupsionin vetëm në 14 bashki janë hapur dhe 49 të tjera janë në proces kur në tre vjet duhej t’i kishin përfunduar. Nga ana tjetër edhe shoqëria civile ka marrë fonde për këtë nismë të rëndësishme.

Shoqëria civile ka marrë fonde, por rezulton se nuk kanë bërë thuajse asgjë”, shprehet Meçe.

Më tej KLSH ka kryer dhe një anketë me qytetarët të cilët nuk besojnë se mund të zhbëhet korrupsioni në Shqipëri.

“Mbi 78% kanë qenë viktime të korrupsionit, por 70% e tyre nuk e kane denoncuar”, tregon Meçe.

KLSH sugjeron që për strategjinë antikorrupsion, implementimin e saj të ngrihet një agjensi e posaçme në varësi të kryeministrisë që të monitorojë hap pas hap planin e veprimit dhe si përdoren fondet e BE dhe buxhetit të shtetit për këtë qellim.

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 20:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...