‘Jelekët e verdhë’ edhe në Bruksel, protestë kundër çmimit të karburantit

Premte, 30 November 2018 20:32

Policisë belge i është dashur të përdorë gaz lotsjellës në qendrën e Brukselit ditën e sotme për të shpërndarë protestuesit e frymëzuar nga “jelekët e verdhë” të Francës, të cilët hodhën gurë në zyrën e kryeministrit.

Policia arrestoi dhjetëra protestues të cilët shkatërruan të paktën dy kamionë policie, në atë që nisi si një demonstrim paqësor, por i paautorizuar, që nuk kishte udhëheqje të qartë dhe kryesisht u promovua në mediat sociale. Protestues të maskuar u përpoqën të shkelin linjat e policisë.

Për tre orë, turmat që ankoheshin për çmimet e karburantit dhe për standardet e jetesës kishin bllokuan trafikun dhe marshuan nëpër rrugë. Policia tha se ka arrestuar rreth 60 njerëz për përdorim të dhunës, për bllokimin e rrugëve ose për hedhjen e fishekzjarreve të mëdha.

Disa qindra njerëz të veshur me jelekë të verdhë sigurisë protestuan para zyrës së Kryeministrit Charles Michel. Dhjetëra prej tyre të maskuar, hodhën gurë e kapsolla në drejtim të policisë. Trazirat zgjatën rreth një orë para se policia e trazuar të rrethonte dhe pastaj arrestoi disa demonstrues dhe pjesa tjetër e turmës u shpërnda.

Sipas policisë, numri i përgjithshëm i protestuesve ishte rreth 500.

Tre persona u mbajtën në paraburgim pas protestave, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se vendimet gjyqësore në lidhje me protestuesti e tjerë të arrestuar do të merren në orët e ardhshme.

Modifikuar më Premte, 30 November 2018 22:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...