14 milionë euro drogë kapet në Itali

Saturday, 01 December 2018 10:12

Gjatë një aksioni të policisë italiane është bërë e munudr sekeestrimi i një sasie të madhe droge që dyshohet se ka ardhur me skaf në Itali nga Brigjet shqiptare.

Sekuestrohen 1500 kg hashash në brigjet italiane. Droga me nje vlere perj 14 milionë euro

Janë arrestuar dy trafikantë. Policia italiane e Monopolit ka arrestuar në flagrancë gjatë natës 2 të rinj italianë nga Brindizi si pronar të e ngarkesës prej 1500 kg marijuanë e hashash e trafikuar përmes Adriatikut me gomone.

Mediat lokale italiane informojnë se dyshohet që gomonia ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa autoritete italiane ende nuk kanë dalë me një komunikim zyrtar.

Gomonia me drogë ka zbarkuar në plazhin e Torre Canne e dy skafistët kanë nisur të shkarkonin në tokë thasët me drogë.

Forcat italiane të rendit kanë ndërhyrë për arrestimin në flagrancë të dy skafistëve. të cilët kanë tentuar të ndezin gomonen e të largohen përmes detit.

 Të arrestuarit janë dy të rinj 20 vjeçarë nga Brindizi të pa punë me inicialet Z.A e Z.C.

Në gomone janë gjetur rreth 1500 kg marijuanë e hashash e konfeksionuar në 80 thasë

Përllogaritet që vlera e përfitimit të saj në treg të jetë rreth 14 milionë euro.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar grupin kriminal  për llogari të të cilit punonin dy skafistët

Modifikuar më Saturday, 01 December 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...