Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm në Skrapar. Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur.
Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur.
Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





