Mbërrijnë mjetet e rënda tek Unaza e Re, alarmohen banorët

Saturday, 01 December 2018 13:42

Beteja në Unazën e Re e banorëve për të mbrojtur shtëpitë dhe bizneset e tyre dhe qeverisë e bashkisë që kanë iniciuar një projekt të dyshimtë për unazën duke se po hyn në fazë interesante.

Mjetet e tonazhit të rëndë janë drejtuar drejt zonës së Astirit, e me sa duket pritet të nisë shembja e ndërtimeve pa leje.

Mjetet janë pozicionuar në qendër të rrugës, dhe pas tyre kompania ka filluar të zhvendosë dheun në trafik ndarëse, tani janë hequr dhe ka filluar mbushja me rërë.

Ndërkohë para pak ditësh filloi puna me heqjen e pemëve, më pas hoqën shtyllat e ndriçimit.

Pasi banorët panë që punimet bëheshin natën kur ata ishin të lodhur, menduan një tjetër strategji duke thënë se do jenë të gati kur mjetet të shkojnë drejt banesave të tyre.

Ata janë shprehur se do ketë revoltë me qeverinë nëse nuk dëmshpërblehen me çmimin e tregut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...