Arrestohen dy persona në Durrës, vodhën zyrën ku paguhen gjobat

Saturday, 01 December 2018 18:14

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit. Në pranga kanë krënë dy persona, të cilëve i janë dokumentuar 3 vjedhje.

Në pranga u vunë Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja" dhe Ekilian Bibi 27 vjeç edhe ky banues në Durrës.

"Të arrestuarit ditën e sotme, në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë të vjetra. Gjithashtu,  nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me  prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera", tha policia.

Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin  Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e  shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;

•dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e  shtetases A.Ç.

• doreza,  pinca dhe kaçavida.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim " parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...