Do të bëhesh sipërmarrës i suksesshëm?! Ja disa këshilla nga Flamur Hoxha

Diel, 02 December 2018 14:51

Flamur Hoxha është sipërmarrës, me një rritje të qëndrueshme në biznes prej 25 vitesh. Pas industrisë së veshjeve, ai ka investuar edhe në ndërtim dhe në tregun e pasurive të paluajtshme. President i Dhomës Kombëtare të Veshjeve mbi 5 vjet, kandidat për deputet në zgjedhjet i kaluara parlamentare dhe filantrop, ku ka financuar revista letrare dhe libra të vlefshëm për historinë.

I pyetur nga Businessmag.al, ai ofron disa këshilla për ata që duan të bëhen sipërmarrës të suksesshëm:

Lexo: Këshilla mbi paratë nga sipërmarrësit më të suksesshëm në botë

Puno ndershëm. Të jesh korrekt dhe të mos bësh biznes për t’ia hedhur tjetrit.
Impenjohu. Duhet punë dhe angazhim.
Ji shumëdimensional. Aftësia për të ditur të jesh i tillë qoftë në komunikim, në administrim, etj.
Ji largpamës për zhvillimin e vendit tënd në të ardhme. Të ndjekësh si model pritshmëritë e zhillimit të vendit. Ai e ka parë Shqipërinë si potencial zhvillimi. “Kur kam blerë tokën afër QTU-së sot, shumë më kritikonin dhe thonin “çfarë po bën, punëtorët nuk do të vijnë të punojnë atje”, por sot fabrika është atje. Zhvendosja e fabrikës erdhi në një kohë rekord, sa ne nuk rrezikuam dërgesat e porosive në kohë”.
Ji punëtor dhe profesionist. Ka pasur njerëz me mundësi financiare. Por shumë punë nuk duan para. Duan punë dhe organizim thotë, ai. Normat e fitimit në fason janë shumë të ulëta, por është biznes që mund të rrish në treg kur je eficient dhe ka vazhdueshmëri. Ky është një sektor që importon nga jashtë dhe importon njohuritë, duke fituar zhvillim. Kemi parë ndërmarrjet si t’i organizojnë ata, gjuhët e huaja etj. Sot shohim që është bërë rrokadë. Janë Italianët që po vijnë të punojnë këtu.
Zgjidh partnerin e duhur. Në rastin tonë në Shqipëri përzgjidhemi si partner. Unë jam zgjedhur nga partnerë cilësorë, pasi ka pasur interes për të bashkëpunuar me mua.

Login to post comments