Efektivi i FNSH-së humb armën e shërbimit

Diel, 02 December 2018 16:22

Një efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit.

Efektivi që ka humbur armën, Gramoz Spahiu, ka bërë denoncimin dy ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse thjesht e ka humbur apo ia kanë grabitur.

Efektivi Spahiu e ka humbur armën e shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit, pranë Repartit të Zjarrëfikësve.

“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.

Login to post comments