Vlorë, deti nxjerr në breg sasi të mëdha plastike

Diel, 02 December 2018 18:44

Plazhi i Zvërnecit është nga më të bukurit dhe më të frekuentuarit në Vlorë, gjatë stinës së verës, por pamja e tij sot është e trishtueshme. Lumi Vjosa ka shkarkuar gjatë ditëve me shi, sasi të mëdha mbetjesh urbane dhe plastike në ujërat e detit.

Por dallgët, një pjesë të ndotjes urbane, e kanë rinxjerrë në plazh. Plehrat janë hedhur në lumë gjatë gjithë gjatësisë së tij, sa hyn në Shqipëri, e deri sa derdhet në det.

Sot në Zvërnec nuk ka pushues, por peshkatarë, të cilët thonë se plazhi po kthehet në vend grumbullimi mbeturinash, pasi prurjet nga lumi Vjosë si dhe era e cila fryn nga veri-perëndimi, mbetjet plastike i grumbullon në një gji.

Kjo situatë vijon prej ditësh, ndërsa mbetjet që nuk i pastron askush, mbulohen nga rëra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...