Gjatë muajve të këtij viti kanë aplikuar për azil rreth 12,705 shqiptarë në vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Franca kryeson në listën e vendeve në muajin shtator për numrin e aplikimeve, ndërsa në vend të dytë renditet Mbretëria e Bashkuar.
Ndërkohë, në Gjermani aplikimet janë në rënie për shkak të refuzimeve të shumta të kërkesave nga azilkërkuesit shqiptarë.
Sipas ‘Monitor’ është vënë re dhe një tendencë e re nga azilkërkuesit shqiptar, aplikimet për në Holandë janë shumëfishuar, duke u renditur në vendin e tretë për sa i përket peshës së aplikimeve ndaj totalit të aplikimeve të shqiptarëve në vendet e BE-së. Sipas të dhënave nga Eurostat aplikimet për azil për herë të parë gjatë muajve gusht dhe shtator kanë qenë përkatësisht 130 dhe 200. Gjatë muajve të parë të vitit aplikimet drejt Holandës varionin nga 10 deri në 20 aplikime në një muaj. Shqipëria renditet në 5 nacionalitetet me numrin më të madh të aplikimeve në Holandë.