Mesazhi i Presidentit Meta në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar

Hënë, 03 December 2018 09:12

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka premtuar mbështetje për të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe angazhim për integrimin e tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar Meta shkruan se tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t'i ndërtojnë.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t'i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, shkruan Presidenti Meta.

Login to post comments