Amerikanët i bëjnë nderimet e fundit Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush. Trupi i Presidentit të ndjerë është vënë me nderime shtetërore në sallën qendrore të Kongresit Amerikan, në Uashington, para se të kthehet në shtetin e tij, Teksas ku do të varroset në oborrin e Bibliotekës presidenciale Bush, ku ndodhen edhe varret e bashkëshortes, Barbara dhe vajzës së çiftit. Mijëra amerikanë po presin në radhë të gjata për të kaluar pranë trupit të presidentit.