×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mes baltës dhe pluhurit, drejt Apollonisë

Diel, 15 Prill 2018 20:02

Janë vetëm 3 km nga rruga kombëtare Fier- Seman për shkuar në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, por ajo është e amortizuar madje e shkatërruar në të gjithë gjatësinë e saj. Pamjet i përkasin një situate dramatike të rrugës, për ironi të fatit edhe pse Apollonia po promovohet tashmë nga qeveria shqiptare si një prej 100 destinacioneve turistike për tu vizituar në Shqipëri.

Sipas banorëve dhe drejtuesve të automjeteve rruga po degradon me shpejtësi . Kërkohet investim i plotë dhe jo mbushje e gropave dhe arnime siç po ndodh. Banorët e kësaj zone thonë se i kanë bërë shpesh thirrje qeverisë shqiptare të bejnë të mundur rikonstruksionin e kësaj rruge. Ajo është imazhi i shtetit shqiptar pasi në të kalojnë çdo ditë qindra vizitorë të huaj nga e gjithë bota.

Drejtuesja e parkut arkeologjik të Apollonise Ornela Durmishaj është shprehur se situata e rrugës është e keqe dhe ka ndikuar në ardhjen e turistëve.  Por një investim nga qeveria parashikohet të nisi së shpejti.

Rruga që lidhet me segmentin nacional Fier – Seman me pikën turistike të Apollonisë është në prioritet kryesore të Bashkisë së Fierit. Zëdhëneëja e Bashkisë Fier është shprehur se kjo rrugë është në faze tenderimi. Në fillim të Majit të këtij viti hapet faza tenderuese e asfaltimit për këtë aks rrugor ndërkohë që ndërmarjet vartëse të shërbimeve publike të bashkisë do të kryejnë rikonstruksionin e rrugës në fjalë.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 09:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...