Studentët i përgjigjen ashpër Nikollës: Arrogante, nuk tërhiqemi

E mërkurë, 05 December 2018 14:24

Studentët i janë përgjigjur Ministres Nikolla, pas ftesës që ju bëri kjo e fundit për tu tërhequr nga protesta duke ju ofruar një zgjidhje alternative.

Ata thanë se refuzojnë në mënyrë kategorike zgjidhjen e ofruar nga Ministria e Arsimit, dhe se e vetmja zgjidhje është ajo e plotësimit të kërkesave të tyre, që do të thotë tërheqja e VKM-së dhe jo vetëm heqjen e një pikë.

Ata e kanë quajtur arrogante ministren Nikolla dhe kanë deklaruar se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nuk tërhiqemi. Ministrja Nikolla arrogante. Nuk tërhiqemi pa u shfuqizuar vendimi. Arsimi është për të gjithë jo vetëm për ata që kanë lekë. Nesër në mëngjes bojkotojmë mësimin për të marshuar drejt ministrisë. Në çdo fakultet do bojkotohet mësimi. Do mblidhemi në orën 8 të mëngjesit dhe që aty do marshojmë drejt Ministrisë.” – brohorasin ata para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pak më herët, ministrja Nikolla në një konferencë për shtyp nga selia e Ministrisë që drejton tha se e ndiqte me vëmendje shqetësimin e studentëve dhe shpjegoi tarifat e studimit. Studentët kanë protestuar edhe ditën e djeshme në fakultetin e Arkitekturës, duke kërkuar uljen e tarifave studentore, pagesën me këste të tarifës si dhe heqjen e tarifës për provimet e mbartura.

“Derisa VKM të shfuqizohet, studentët do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën. U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim. Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend.  Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë shoë me fjalët.” – deklaruan të tjerë studentë.

Modifikuar më E mërkurë, 05 December 2018 14:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...