KLSH: Afro 1 miliard euro shkelje për 9 muaj në sektorin publik

E mërkurë, 05 December 2018 14:46

Vetëm për nëntë muajt e parë të vitit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje financiare të sektorin publik në vlerën e gati 1 miliard eurove.

Kjo do të thotë se institucionet publike kanë shpërdoruar një shumë sa 24% e gjithë buxhetit të shtetit për këtë vit. Sipas KLSH-së, shuma totale e shkeljeve shkon në mbi 120 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe ka ardhur si rezultat i shpenzimit pa efektivitet të fondeve.

Dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik, si rezultat i parregullsive dhe shkeljeve financiare, vlerësohet nga KLSH në shumën e 40 milionë eurove. Pjesa më e madhe e dëmit ekonomik për këtë vit është shkaktuar në procedurat e koncesioneve, PPP-ve dhe shitjes së pronës shtetërore, e ndjekur nga aktiviteti i doganave dhe nga prokurimet publike.

Gjithsej, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë 82 auditime këtë vit, nga të cilat kanë dalë afro 1900 rekomandime dhe janë kërkuar afro 700 masa disiplinore dhe administrative ndaj nëpunësve publikë.

Përveç masave administrative, Prokurorisë i janë përcjellë 34 kallëzime penale. Ndër zyrtarët e kallëzuar, janë kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, zëvendësdrejtori i Aviacionit Civil, si edhe disa kryetarë dhe ish-kryetarë të bashkive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...