Profesori i Historisë Romeo Hanxhari sot ka përjetuar emocione të mëdha kur ka shkuar në auditor por e ka gjetur sallën e boshatisur.
Studentët nuk janë aty. Ata kanë dalë të protestojnë për tarifat e larta ndërsa profesor Hanxhari nuk e fsheh dot emocionin që i jep një gjë e tillë.
“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog.
U thashe atyre qe “une s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju perseris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurine jap edhe jetën, por për lirine jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni cdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurre fjalën LIRI!”, shkruan Hanxhari.