Studentët e Tiranës janë bashkuar sot të gjithë në protestë duke nisur nga fakultetet ku studiojnë deri tek Ministria e Arsimit ku janë mbledhur të gjithë.
Ata kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kanë ndaluar disa çaste para Kryeministrisë dhe më pas kanë vijuar tek MAS.
“Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, ka qenë thirrja e studentëve.
“Xhepat e shtetit s’mbushen me qindarkat e studentit. Tarifa kafshatë që s’kapërdihet”, kanë qenë disa nga parullat e studentëve, të cilët kanë kërkuar heqjen e tarifave.