Burrat që kanë rrahur gratë nuk do kalojnë fundvitin pranë familjes!

E Enjte, 06 December 2018 21:09

Mbi 6 qind të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia e fundvitit që do të miratojë Kuvendi i Shqipërisë. Por veç personave të dënuar për vepra të rënda penale, siç janë vrasjet apo trafiqet, të cilët nuk do të përfitojnë nga amnistia, lirinë nuk do ta shijojnë as burrat të cilët janë dënuar për dhunë në familje ndaj grave. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha gjatë konferencës kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, shtoi se do të punohet fort në mënyrë që mos të përfitojë amnisti asnjë mashkull i dënuar edhe për vepra seksuale.

“Ministria e Drejtësisë edhe me mbështetjen e kryeministrit po përpilojmë një akt ligjor i cili ka të bëjë me amnistinë e fundvitit ku ashtu siç unë jam zotuar në mënyrë publike por që gjen vend edhe në këtë pr/ligj, pikërisht ata persona që janë dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në pr/ligjin për amnistinë. Jam e sigurt që kësaj gjeje do t’i shkoj deri në fund duke pasur edhe mbështetjen e grave deputete të cilat në asnjë rast nuk do të pranojnë që kjo kategori apo këto subjekte të dënuara për këto vepra penale të mos bëjnë pjesë në këtë amnisti”,- tha ajo.

Ministrja premtoi gjithashtu gjatë vitit 2019 Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas edhe për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...