Studentët nuk ndalen, shtohen edhe 10 kërkesa ndaj qeverisë

Premte, 07 December 2018 10:21

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë paraqitur një sëri kërkesash të reja për qeverinë në protestën që po zhvillohet sot.

Përveç 4 kërkesave kryesore e të bëra të ditura tashmë, si  anulimi i VKM për tarifën shtesë, përgjysmimin e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe atë për bordin e administrimi, studentët e Kamzës kanë shtuar:

1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;

2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;

3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;

4- Reduktimi tarifes me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;

5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;

7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;

8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;

9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;

10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 10:59
Login to post comments