Dvorani, gjykatësi i partisë në këshillin e emërimeve

Premte, 07 December 2018 11:01

Lajmi mori dhenë. Sapo u dha njoftimi se në Këshillin e emërimeve të drejtësisë do të jetë edhe Ardian Dvorani, duke na bidur se sa pak shpresa kemi të shohim frytet e reformës në drejtësi. Ardian Dvorani,  shembulli më i keq i njeriut që nuk duhet të jetë gjyqtar, është rasti më tipik i vënies në shërbim të politikës dhe i keqpërdorjes prej saj.  Në origjinë komuniste, Dvorani ka qenë pjesë e rëndësishme e ekzekutivit socialist në Ministrinë e Drejtësisë. Dvrani u emërua nga presidenti Alfred Moisiu dhe mori pëlqimin e shumicës së majtë në fillim të vitit 2005. Prej kësaj kohe, pra plot 13 vjet, ai qëndron si monument kulture në Gjykatën e Lartë. Asnjëherë nuk pati moral të largohej vetë nga detyra e të mos ishte peng i partisë që e mbështet. Dvorani duhej të ishte larguar nga kjo gjykatë në vitin 2014, pas mbarimit të mandatit. Për të mbajtur vazhdimisht Dvoranin në atë funksion, shumica socialiste rrëzoi të gjitha dekretet e presidentit Bujar Nishani. Në kolegjin administrativ të Gjykatës së Lartë, Dvorani si një mur me tulla që nuk arsyeton, ka rrëzuar gjithë ankimet e nëpunësve të hequr padrejtësisht nga puna nga qeveria e papërgjegjshme e Edi Ramës, sepse e konsideronte këtë shërbim ndaj eprorit. Në shkurt të vitit që presim, Dvorani mbush plot 5 vjet që qëndron në detyrë jashtë mandatit. Pra, një gjykatës që është bërë shembull me paligjshmërinë e qëndrimit në detyrë dhe që procesin e vetingut, nuk e pati aq normal, num sjell asnjë garanci për një drejtësi profesionale dhe të pandikuar politikisht.

Login to post comments