Euro vendos rekord pas rekordi, zbret në 123.87 lekë, humb 10 lekë brenda vitit

Premte, 07 December 2018 17:21

Euro ka hyrë në një cikël rënës ditët e fundit, duke shënuar rekord pas rekordi të niveleve më të ulëta të 11 viteve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.87 lekë, duke rënë me 0.08 lekë në raport me ditë e mëparshme. Gjatë kësaj javë monedha e përbashkët ka rënë me 0.39 lekë, duke shënuar rënien më të madhe javore që nga fillimi i muajit qershor.

Dy ditë më parë, euro zbriti në 124.11 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008 dhe duke tejkaluar nivelin e fillimit të qershorit prej 124.17 lekë, kur euro kishte hyrë në një trajektore rënëse, që më pas u ndal nga një seri ndërhyrjesh të Bankës së Shqipërisë që tërhoqi më shumë se 100 milionë euro nga tregut, duke e çuar deri në 126.7 lekë.

Por, pasi Banka i dha fund ndërhyrjeve dhe sinjalizoi që do e lërë tregun të lirë, monedha e përbashkët hyri sërish në një trajektore rënëse, duke reflektuar ofertën e lartë për të, në raport me kërkesës dhe qarkullimin e dobët të lekut.

Në krahasim me fillimin e vitit, kur arriti në gati 134 lekë, euro ka humbur 10 lekë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga viti 2004.

Aktorët e tregut pohojnë se krahas faktorëve më afatgjatë të kërkesë-ofertës, tashmë po ndikojnë dhe efektet sezonale, ku euro gjithnjë në dhjetor humb pikë, si rrjedhojë e prurjeve të shtuara nga emigrantët. Por, ndërsa zakonisht prurjet fillojnë të ndikojnë pas datës 20 dhjetor, këtë vit tendenca nisi që në fillim të dhjetorit.

Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, niveli minimal historik i euros ka qenë 120.9 lekë dhe është arritur në dhjetor të vitit 2007. Më pas euro u forcua, e ndikuar kryesisht nga transferimi i ftimeve të kompanive celulare jashtë vendit, duke arritur rekordin prej 141.8 lekëve në maj të vitit 2011 dhe u stabilizua për disa vjet në kuotën e 14 0 lekëve. Më pas euro filloi sërish rënien në mesin e 2016-s, duke reflektuar ofertën e shtuar pas kultivimit masiv të kanabisit në vend.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...