Manipulimet e Veliajt për të mbuluar vjedhjet te "Unaza"

Premte, 07 December 2018 20:54

Që në fillim shqiptarët e dinin se mbrapa projektit të Unazës së re nuk kishte thjesht projekt zhvillimi, por qëndronte një projekt vjedhjeje. “Torta” e madhe kushtonte 46 milionë euro për 2 kilometër rrugë. Pjesë kishte për të gjithë, por dy personat që tentuan më shumë për ta mbrojtur projektin, me të gjitha mënyrat, kërcënime, burgime, rrahje, manipulime mediatike, ishin Erjon Veliaj dhe Edi Rama. Kjo nënkupton edhe se kush do merrte llokmën më të madhe.
Të gjithë e dinim për këtë megavjedhje, por ende nuk kishin dalë në dritë dokumentet e falsifikuara ofshore që do largonin nga Shqipëria më shumë se 40 milionë euro për ti futur në një xhep të vetëm.
Dhe deri dje, moment kur plasi bomba dhe dolën në dritë dokumentet, Rama përdori dhunën për ti mbyllur gojën banorëve të Unazës dhe shqiptarëve . E ndërsa mjeshtri i propagandës, Erjon veliaj, sajonte video të shëmtuara mediatike me takime gjoja banorësh, kur përballë tij uleshin punonjës administrate apo policë bashkiakë.
Duhej të mbrohej me çdo kusht vjedhja e mbi 40 milionë eurove dhe Veliaj sajonte vizita me torta në banesat socialie, ku gjoja banorë të Unazës kishin pranuar të linin banesat e tyre te Astiri dhe të jetonin te pallatet e ku i kishte zhvendosur Lali.
“Torta” ishte kopsitur me letra dhe pak kishte mbetur, Erjoni duhet të na mbushte mendjen edhe duke përdorur një vajzë fatkeqe që në protestën te parlamenti humbi njërin nga gishtat e saj. E mbani mend deri ku arrinte propaganda. Erjoni para kamerës qante hallin se a do martohej policia fatkeqe, e nga përbrenda qante hallin e vërtetë. KUR DO TE FINALIZOHEJ VJEDHJA E MILIONA EUROVE.
Asgjë më shumë e më pak, por me publikimin e dokumenteve nga SHBA, Erioni u ritregoi shqiptarëve se është njeriu “FAKE” e i sajuar. I sajuar me diplomat dhe shkollimet false, arsimim të lartë që e pretendon se si gjeni që është ka mbyllur një cikël brenda dy viteve.
Por këto janë problemet e tij, shqiptarëve nuk u intereson shumë. Ajo që u intereson shqiptarëve është:
A do ta marrë si të pandehur Prokuroria për falsifikimin dhe më pas vjedhjen e 40 milionë eurove?

/Redaksionale

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 22:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...