Lëvizja studentore hyri në histori, Marka: E ka potencialin të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë

Premte, 07 December 2018 21:30

Profesori Jani Marka nga Universiteti i Shkencave të Natyrës, mendon se lëvizja kombëtare studentore e ka potencialin për të rrëzuar ligjin për arsimin e lartë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ai vë theksin tek e drejta e votës së studentëve.

Marka: Besoj se kjo protestë e ka këtë potencial.Duhet të shndërrojmë Universitetin, ta bëjmë demokratik, me cilësi dhe autonom dhe të jetë i përballueshëm nga të gjithë studentët, ku studenti është thjesht student dhe jo punëtor.Ne kemi kërkuar vazhdimisht të drejtën e votës së studentëve, me ligjin e vjetër ka qenë 20% e peshës, me ligjin e ri fillimisht e bënë zero dhe pastaj e kanë çuar 10%. Kjo peshë e votës studentore është e papërfillshme. Studentët kërkojnë që vota e trupës studentore të jetë 50% karshi pedagogëve. Vetëm një trupë kaq e madhe studentore do të jetë e pakorruptueshme për të zgjedhur profesorët e merituar për të udhëhequr Universitetin.

Në gjykimin e tij, protesta dhe me kaq sa ka arritur, hyri në histori.

Marka: Mendoj se të gjithë qytetarët shqiptarë e prisnin diçka të tillë. Edhe sikur nesër të mos bëjmë asgjë, them se kjo protestë me kaq sa ka arritur ka hyrë në histori dhe do përmendet për disa vite në vijim për madhështinë e saj.

Marka kujtoi se edhe në fund të nëntorit studentët protestuan para Kryeministrisë me të njëjtat kërkesa, por VKM ishte pika e vlimit të kupës së mbushur plot.

Marka: Qindra studentë në 22-23 nëntor protestuan para Kryeministrisë, por nuk mori vëmendjen e duhur mediatike për shkak se para parlamentit kishte dhe banorë të Astirit, pati akte dhune dhe u sfumua. Po në janar është protestuar me të njëjtat kërkesa. Kupa është mbushur aq shumë saqë thjesht një shkëndijë që ndodhi me këtë VKM bëri që të shpërthejë.U arrit pika e vlimit.

Sociologu, Ergys Mërtiri, thotë se protesta ndoshta është bërë e pamenaxhueshme për shkak se ka kaluar pritshmëritë.

Mërtiri: Njerëzit gjithmonë e më shumë po sensibilizohen se duhet ti dalin vetë zot problemeve të tyre.

Duke komentuar përqasjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama përballë protestës, Marka përjashton mundësinë e negociatave.

Ndërsa Mërtiri mendon se vetëm presioni i detyron qeveritë të sillen aq sa mundet mirë.

Marka: Si mund ta zgjedhin 15 studentë një përfaqësi që të shkojë tek zyra e Kryeministrisë? Kërkesat janë shumë të qarta, kërkesa të thjeshta. Për çfarë të shkohet në zyrë? Sa ç'ju jep shpresë kjo protestë qytetarëve, ka qenë një makth dhe do të vijojë të jetë në ditët në vijim për qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Mërtiri: Qeveria sot ishte e gjunjëzuar totalisht. Rama u nënshtrua dhe i ftoi në zyrë ngelësat që ti dëgjojë me dëshirë ata që deri dje nuk kishte dëshirë ti dëgjonte.Çdo njeri e kupton që kjo është një estradë. Kjo tregon në thelb se kjo është gjuha me të cilën marrin vesh qeveritë e këqia.Nuk ka gjuhë tjetër përveç gjuhës së revoltës dhe protestës. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo është mënyra sesi mund të shpëtojnë shoqërinë tonë nga politikat e këqia dhe duhet të kthehet në model. Presioni i detyron qeveritë të sillen aq sa mundet mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...