"Non grata" për gazetarin grek, media e tij e quan Shqipërinë e Jugut si Epiri i Veriut

Premte, 07 December 2018 22:11

34 Gazetari i "Proto Thema" Panayiotis Savvidis është ndaluar të futet në Shqipëri ditën e varrimit të Konstandin Kacifas në Bularat.
Policia shqiptare e ka marrë në pyetje gazetarin dhe më pas i ka shpjeguar se ai është person i padëshiruar për të hyrë në vendin tonë.

Atij i është dhënë edhe një dokument për këtë vendim të autoriteteve shqiptare.

Media ku ai punon e quan provokim këtë të palës shqiptare, por duket se i tillë është shkrimi i këtij mediumi grek që e cilëson Shqipërinë e Jugut si Epir i Veriut.

Shkrimi

Gazetari ynë kishte shkuar në Vouliarates (Bularat) në Epirin e Veriut për të mbuluar ceremoninë mortore të 35-vjeçari Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga policët shqiptarë 40 ditë më parë.

Panagiotis Savvidis u ndalua rreth dhjetë minuta nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavisë, ku u intervistua për statusin e tij dhe arsyen e vizitës së tij në vend.

 

Ndër të tjera, shqiptarët kontrolluan çantën e tij dhe përdorën si pretekst diktofonin e tij, duke pretenduar se ai duhet të kishte një licencë të veçantë për ta pasur atë me vete!

 

Pas kontaktit me zyrat qendrore në Tiranë, ata e pyetën atë për raportet e tij me Kacifasin.

Vlen të përmendet se shqiptarët ditët e fundit kishin bërë të ditur se ekziston një listë me 60 emra grekësh të shpallur të padëshiruar në vend, por pa e bërë publike.

Pa dhënë shpjegime të mjaftueshme, ata ndaluan gazetarin e "Proto Thema" për të hyrë në vendin fqinj.

Shqiptarët thuhet se ndalojnë autobusë nga Greqia në kufi dhe i pyesin se ku po shkojnë.

Ata i paralajmërojnë se mund të shkojnë kudo përveç Vouliarates (Bularatit).

Sipas autoriteteve shqiptare, vetëm të afërmit e Konstantinos Katsifas lejohen të shkojnë në Vouliarates.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...