Policia ka arrestuar ditën e sotme një shtetas grek me detyrë punonjës policie.
Siç bëhet me dije nga policia, në pranga është vënë M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi.
Policia thotë se arrestimi i u bë pasi rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".