Vdes foshnja në Tiranë, familjarët akuzojnë mjekët

Saturday, 08 December 2018 17:52

Një foshnje ka vdekur te Materniteti i ri ''Koço Gliozheni’ në Tiranë.
Një nënë nga Saranda ka lindur dy ditë më parë foshnjën e saj, pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet.

Nëna ndodhej nën kujdesin e mjekëve por pas disa komplikacioneve, ajo iu nënshtrua një operacioni.

Sipas burimeve policore per report foshnja ka lindur e pajetë. Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se foshnja ka lindur me shenja jete dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë.

Në denoncimin që kanë bërë në Polici, familjarët janë shprehur se mjekët nuk e kanë futur në operacion vajzën në momentin e duhur, cfarë ka sjellë më pas vdekjen e foshnjës.

Policia e Tiranës, menjëherë pas denoncimit, ka marrë në pyetje 5 mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni’”, të cilët janë shprehur për të se e kanë futur në operacion nënën fill pas komplikacioneve dhe se nuk kishin cfarë të bënin më shumë, pasi foshnja kishte vdekur. Tanimë, Policia është në pritje të prindërve të kësaj foshnjeje, të cilët ende nuk kanë shkuar për të dhënë dëshmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...