Në pritje të gënjeshtrës së Lejfen Veliajt ku do ta vendosë Ramën e Spiro Kolekës në dhjetor 1990

Diel, 09 December 2018 17:23

Lejfen Veliaj kreu i njësisë së agjitacionit e propagandës së Partisë Socialiste habit dynjanë me gënjeshtrat publike të radhës. Nuk i mendon dy herë, por mjafton të jetë në rregull me punën e vet prej gramafoni shëtitës. Kur gënjeshtrat e tij shoqërohen edhe me gafa janë vërtet interesante pasi e tregojnë më mirë se kurdoherë natyrën gënjeshtare që e kaplon si krijesë. Kjo i ndodhi edhe kur deshi të bënte lider të lëvizjes së studentëve të vitit 1990, Edi Ramën. Velija nuk e kishte problem fare ta harronte AzemHajdarin, mjafton të ishte në rregull me propagandën e vet të llojit fëminor të kopshteve e çerdheve. Kujdo i kujtohet koha kur Velia tha se Rama udhëhoqi lëvizjen studentore në 1990, pa e ditur aspak se Rama ato ditë ndodhej në Korfuz te kushërinjtë e Spiro Kolekës, siç u tha për një biçim ekspozite.

Login to post comments