“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”-nuk ka kuptim pa largimin e Edi Ramës dhe pushtetit të neobllokmenëve

Diel, 09 December 2018 17:33

Këto ditë, me rastin e protestës studentore po dëgjohen shumë parullat e 28 viteve më parë, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kjo parullë dhe të tjera afër saj, të pashoqëruara me dy gishtat lart, të hedhura fiks në kohën kur ka rilindur gjithë nomenklatura komuniste, nuk kanë kuptim nëse nuk kërkohet rrëzimi i përfaqësuesit të pushtetit hoxhist të Bllokut, Edi Rama. Pikërisht ky individ, me programin e sektit të “rilindjes”, kthe në funksione drejtuese gjithë makinën kriminale komuniste (oficerët e Sigurimit), si dhe (në pamundësi moshe) gjithë trashëgimtarët e persekutorëve komunistë. Për këtë arsye, shprehja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është konkrete kur një makinë ekzekutive neobllokmene largohet nga pushteti. Rretheqark Edi Ramës do gjeni bij të sekretarëve të parë ministra, bij e bija të anëtarëve apo kandidatëve të Byrosë Politike si ministra, ambasadorë, të preferuar për reformën në drejtësi, etj. prandaj thirrja në fjalë është kuptimplote duke larguar Edi Ramën nga pushteti.

Login to post comments