Me studentet protestues eshte bashkuar dhe pedagogia e Fakultetit Histori Filologji Lili Sula. Ne rrjetin social Fb znj.Sula shkruan: - "Media mund të cungojë dhe tjetërsojë mendimin e një pedagogeje, por jo vullnetin e të gjithë studentëve.
Theksoj edhe një herë bindjen time, që nuk u transmetua, se Ligji 80/2015 e rrënoi Arsimin e Lartë, universitetet janë në kolaps, Ministria e Errësimit ka dështuar. Koha e negociatave ka kohë që ka përfunduar.Studentët si gjithmonë janë në pararojë të pedagogëve të tyre dhe të gjithë shoqërisë. #SOTJAMSTUDENT".