E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.
Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe nesër.
Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi "Nënë Tereza" nga ora 08:30 deri në 09:30.
Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.
Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.
"Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon" thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor.
Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.
Ndërkohë Rama ka ftuar në dialog studentët nesër në orë 11:00, live në facebook.