Ky vit shkollor bëhet më i shtrenjtë, rriten çmimet e librave dhe shërbimeve arsimore

Hënë, 10 December 2018 09:10

Ky vit akademik është bërë më i shtrenjtë për të gjitha nivelet e studimit. Librat dhe mjetet shkollore kanë kushtuar më shumë që nga shtatori 2018 gjithashtu edhe shërbimet arsimore janë bërë më të shtrenjta nga ky muaj.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e shërbimeve arsimore u rriten me 0.8% në tetor që përkon me nisjen e vitit akademik në universitet, ndërsa rritjen më e madhe u pa në librat dhe mjetet shkollore me 7.3 për qind në raport me një vit më parë.

Ndikimin më të madh në këtë rritje e patën mjetet shkollore dhe librat në ciklin 9 vjeçar në klasat e 5-te deri tek e 9-ta.

Qeveria këtë vit shpërndau falas me të drejtë kthimi librat për klasat e ciklit fillor, por ndërkohë u rritën ndjeshëm çmimet për klasat e pesta, gjashta, shtata, teta dhe nënta.

Çmimet e shërbimeve arsimore po rriten vit pas viti. Për të mbajtur të ardhurat në nivele të pranueshme nga rënia e numrit të studentëve në universitete tarifat e shërbimeve arsimore po rriten vit pas viti.

INSTAT referon se, gati dy të tretat e shpenzimeve për arsimin shkojnë për masterat e nivelit të parë dhe të dytë në arsimin publik dhe në atë privat.

Në vitin 2014-2015 qeveria shqiptare me një vendim të posaçëm rriti tarifat në studimet master me rreth 20 për qind në të gjitha universitet publike. Kjo rritje preku ndjeshëm shpenzimet për arsim të familjeve për shkak se, 90 për qind e studentëve frekuentojnë universitet publike, por me pas rritje graduale u aplikuan vit pas viti.

Mirëpo rritja e tarifave të shërbimeve arsimore vit pas viti nxiti së fundmi trazira sociale.

Mijëra studentë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë ngritur orej disa ditësh në protesta masive kundër tarifave të universiteteve publike, të frymëzuar nga protesta e nisura të martën në Tiranë.

Mijëra studentë të Universitetit të Tiranës u derdhën rrugëve duke kërkuar heqje të një tarife të vendosur nga Këshilli i Ministrave për provimet e mbartura.

Me thirrjet “hiqni tarifën”, “arsim publik falas” dhe “nuk jemi ngelës” – studentët hodhën pankarta të shumta që kritikonin tarifën shtesë si një barrë mbi përpjekjet e tyre për të arritur rezultate më të mira në shkollë, teksa qeveria vendosi të heqë dorë nga një tarifë ekstra mbi provime e mbartura, por protesta vijon me kërkesa të tjera që në thelb kanë uljen e tarifave të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...