Studentët: Mos të guxojë kush të shkojë tek Rama, s’ka dialog

Hënë, 10 December 2018 11:09

Ka nisur dita e gjashtë e Lëvizjes Studentore që ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe me një listë kërkesash e pakënaqësish të krijuara nga reforma në arsim.

Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët deklaruan se nuk do të marrin pjesë në dialog të thirrur nga kryeministri Rama pa plotësuar kërkesat e tyre të parashtruara përmes 8 pikave. Ndërkohë këmbëngulin që politika të lihet jashtë protestës.

“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t’ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve”, tha  një student.

“Të mos guxojë njeri të bëjë dialog me kryeministrin në emrin tonë në Facebook. Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Ne nuk kemi përfaqësi dhe nuk kemi faqe facebook. Çdokush nga ne është përfaqësi këtu. Merru me FRESSH-istët e tu dhe jepu ndonjë sufllaqe atyre”, tha një tjetër.

Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, kartë studentore me përfitime lehtësuese, rishikim të kurrikulave shkollore në universitete; komision në universitet që të mbrojë të drejtat e studentëve etj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët për dialog në një lidhje live në “Facebook” në 11:00.

KËRKESAT E STUDENTËVE:

Përgjysmim i tarifës së studimi

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

 

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 11:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...