Godet tavolinën dhe ofendon këdo prej mëse një ore! Si e humbi sot kontrollin Edi Rama

Hënë, 10 December 2018 12:53

Ka mëse një orë që flet i vetëm në televizione dhe në rrjetin social, pasi protestuesit tashmë e kanë dhënë verdiktin, nuk duan të dialogojnë me të, por vetëm të shohin sesi qeveria u plotëson kërkesat e ngritura.

Sjellja e protestuesve të rinj që tashmë e kanë dhënë të qartë pozicionin e tyre e ka acaruar dukshëm kryeministrin, i cili gjatë fjalës së tij është parë të godasë disa herë tavolinën në shenjë nervozizmi.

Dhjetëra herë Rama ka hedhur akuza kundër Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, më së shumti kur në fjalën e tij ka përmendur termin dialog dhe ka drejtuar gishin kah opozitës, si njëri ndër zhurmuesit që ka hyrë në protestën e studentëve për t’i ndaluar ata të flasin me qeverinë.

 

Login to post comments