Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg për ‘kokën’ e Habilajve

Hënë, 10 December 2018 13:15

Prokuroria e Katanias ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, konsideruar si kreu i grupit të trafikut të drogës që nisej nga Shqipëria drejt Italisë. Për lidhje me Habilajt, në Shqipëri po hetohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa derimë tani nuk ka asnjë vendim nga autoritetet shqiptare.

Për Meridian Sulajn prokuroria ka kërkuar 12 vjet dhe katër muaj burg, ndërsa për Fatmir Minaj është kërkuar lirimi. Për Nazer Seitin, i konsideruar si arkëtar apo financieri i bandës është kërkuar gjashtë vite burg.

Ndërkohë që për shtetasit italianë që kanë qenë të përfshirë në këtë grup, prokuroria  ka kërkuar  15 vjet burg për Antonio Riela, Angelo Busacca ka kaluar tetë vjet. Ndërkohë që janë kërkuar për Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj burg, Gianluca Passavanti katër vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë.

Për William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet dhe katër muaj burg si dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Login to post comments