Frikë nga protesta masive? “Presion” gjimnazistëve në Elbasan

Tuesday, 11 December 2018 09:15

Protestës së studentëve në Elbasan të cilat kanë marshur drejt universitetit, u janë bashkuar edhe gjimnazistët.

Por mësuesit nuk janë pajtuar me vendimin e tyre dhe ata kanë telefonuar prindërit e tyre duke paralajmëruar se nxënësit do ndëshkoheshin me mungesa dhe kjo do ndikonte negativisht për ta. Megjithatë duhet thënë se jot ë gjithë mësuaesit jkanë reaguar në këtë mënyrë. Burime për ‘Fax Neës’ bëjnë mëe dije se ka patur dhe nga ata që i kanë mbështetur.

Gjimnazistë u janë bashkuar studentëve edhe në Korçë, ku një pjesë e protestuesve janë nisur edhe drejt Tiranës. Në Tiranë lajmërohet pjesëmarrje e madhe e gjimnazistëve krah studentëve, të cilat kanë bllokuarqarkullimin në disa pika kyçe të Tiranës. Protesta e ditës së sotme pritet të jetë madhështore pasi sot skadon dhe afati  vendosur nga studentët për qeverinë sa u përket plotësimit të 8 kërkesave të tyre.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 09:21
Login to post comments