Frikë nga protesta e studentëve dhe rrëzimi i qeverisë! Rama blindon Kryeministrinë!(Foto)

Tuesday, 11 December 2018 10:01

Ka filluar marshimi i studentëve drejt ministrisë së Arsimit, ndërkohë që kryeministria është “blinduar” nga forca të shumta të policisë.

Nuk dihet ende nëse studentët do të qëndrojnë përballë kryeministrisë apo do të marshojnë direkt drejt ministrisë së Arsimit.

Sot duket një pjesëmmarrje mjaft e madhe e të rinjve në këtë protesë pasi i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazeve.

Gjithashtu edhe studentë nga rrethe të ndryshmë të Shqipërisë janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 10:09
Login to post comments