OP si pjesë e “grushtit që do sundojë botën”

Tuesday, 11 December 2018 10:44
 Një nga materialet propagandistike komuniste të përdorura nga OP. Poshtë origjinali me shënimin “grushti që do sundojë botën, një bashkim i madh”. Sipër paraqitja me rastin e 1 majit Një nga materialet propagandistike komuniste të përdorura nga OP. Poshtë origjinali me shënimin “grushti që do sundojë botën, një bashkim i madh”. Sipër paraqitja me rastin e 1 majit

Nga Kastriot Dervishi

Organizata Politike, deri në nxjerrjen haptazi të udhëheqësit të saj shpirtëror dhe ideologjik, Enver Hoxhës, propagandon trashëgiminë politike të Karl Marksit, Antonio Gramshit dhe Roza Luksemburgut. Portretet e tyre shoqërojnë aktivitetet, ndërsa literatura konsultohet vazhdimisht.kjo strategji shtë e qartë për të mos u neveritur qysh në fillim të aktivitetit të tyre. OP orientohet nga parimet e luftës së klasave. D.m.th., i deklasuari, armiku i klasës mbetet i godituri nr.1. Nga vjen kjo? Karl Marksi (1818 – 1883), frymëzues i Internacionales së Parë të Punëtorëve (1864-1876), studioi klasat dhe parimin e luftës së klasave, duke vendosur konceptin e diktaturës së proletariatit:

-Me vendosjen e pushtetit popullor dhe të diktaturës së proletariatit, qëllim i vërtetë ishte zhdukja e klasave nëpërmjet shpronësimeve e kthimit të mjeteve të prodhimit në pronë të përbashkët, natyrisht duke asgjësuar “armiqtë e klasës”. Kjo quhet faza socialiste.

-Faza e dytë është kalimi nga socializmi në komunizëm. Këtu nuk ka më klasa, sepse diktatura i ka zhdukur.

Në vitin 1847 Marksi dhe Engelsi nxorën Manifestin e Partisë Komuniste.  Edhe OP e ka për shumë zemër fjalën “manifest”. Kushdo pra mund të shohë se si u zbatuan në Shqipëri konceptet marksiste të luftës së klasave, një terrorizëm i pastër i një grupi njerëzit kundrejt shtresave të ndryshme të popullsisë. Por në mënyrë të shkurtuar, po paraqes edhe dy biografi të dy figurave që frymëzojnë OP-në.

-Roza Luxenburg (1871-1919) ishte teoricienë marksiste, e cila ndryshoi disa parti gjithë jetën e vet nga Polonia në Gjermani, për të përfunduar në Partinë Komuniste Gjermane. Ishte “përfaqësuese aktive e lëvizjeve të punëtorëve” para Luftës së Parë Botërore. U vra në Berlin teksa ishte në përpjekje për të bërë sovjetike Gjermaninë.

-Antonie Gramshi (1891-1937), ish sekretar i Partisë Komuniste Italiane (një ndër agjenturat e Bashkimit Sovjetik në Perëndim), mbahej për filozof marksist. Me emrin e tij, në vitin 1943, brenda brigadës së parë komuniste, u formua një batalion ushtarësh italianë, të cilët goditën me artileri popullsinë civile të Vermoshit në vitin 1945.

Përveç këtyre, përdorin edhe figurën e Qemal Stafës, si dhe një pjesë hartimi të tij, në fakt i frymëzuar nga një shkrimtar i huaj, e cila nis me fjalët “e vjetra shembet...”. Si duket, komunistët nuk e kuptojnë ende se e vjetra është pikërisht komunizma e tyre. Cili është synimi i OP-së? Për këtë mjafton t’i referohemi një posteri me rastin e 1 majit. Shihni origjinalin (poshtë) dhe paraqitja në Shqipëri me rastin e ditës së proletariatit, 1 majit. Në origjinalin komunist, prej të cilit frymëzohet OP shkruhet “Grushti që do sundojë botën, një bashkim i madh”. Komunist bëjnë thirrje për bashkim pra, për të rrëzuar rendin kapitalist, e për të vendosur një rend të cilin populli shqiptar i jetoi për 50 vjet, së bashku me Spaçin, Burrelin, etj, sigurisht të shoqëruar me ushqimin me triska, rreckat në trup dhe izolimin nga gjithë bota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...