Macron do ulë taksat, rrisë pagat – I përgjigjet protestuesve me masa që do zgjerojnë deficitin

Tuesday, 11 December 2018 14:52

Presidenti francez, Emmanuel Macron, lajmëroi rritje të pagave për punëtorët e varfër dhe ulje të taksave për pensionistët, në përpjekje për të ndaluar protestat e dhunshme. Në fjalimin e parë publik që kur nisën trazirat, Macron u përpoq të rikthejë qetësinë, pas akuzave se qeveria e tij dhe politikat ekonomike po përçajnë vendin. Megjithatë, Macron refuzoi të rikthejë taksën e pasurisë apo të hedhë poshtë axhendën e reformave.

“Fillimisht, nisi si një kundërshti ndaj taksave dhe kryeministri u përgjigj duke anuluar planin për rritje ne taksave. Por zemërimi ishte më i thellë dhe mendoj që është i justifikuar. Unë mbaj përgjegjësinë time. Ne do t’i përgjigjemi urgjencës sociale dhe ekonomike me masa të forta, duke ulur taksat, duke mbajtur shpenzimet nën kontroll, por jo duke përmbysur politikat tona”- deklaroi Macron

Përgjigja e tij erdhi 48 orë pasi protestuesit nisën betejat me policinë në rrugët e Parisit, duke djegur makina dhe dyqane. Macron, nëpërmjet masave që ka gjasa të kushtojnë miliarda euro në arkat shtetërore, tha se njerëzit me pagë minimale do të kenë rritje të pagave me 100 euro në muaj në vitin 2019, pa kosto shtesë ndaj punëdhënësve. Pensionistët që marrin më pak se 2,000 euro nuk do të kenë rritje për këtë vit të taksave të sigurisë sociale.

“Unë kërkoj një Francë ku të gjithë të mund të jetojnë me dinjitet. Unë kërkoj që të çdokush të jetojë më mirë me pagën e tij, nga nisja e vitit. Punëtorët me pagë minimale do të kenë një rritje të pagës me 100 euro duke nisur nga viti 2019. Ata që marrin më pak se 2,000 euro në muaj, do të përjashtohen nga rritja e taksës së sigurisë sociale. Jemi në një moment historik për vendin, dhe do t’ia dalim mbanë nëpërmjet dialogut dhe respektit.” – tha Macron.

Fjalimi i Macron pati ndikim në tregjet financiarë. Interesat e borxhit 10-vjeçar të Francës u rritën në nivelin më të lartë në 1 vit e gjysmë, në raport me titujt gjermanë. Rritja e pagave pritet të shtojë shpenzimet publike me 8-10 miliardë euro. Sipas gazetave franceze, këto masa mund të rrisin deficitin në 3.5% të PBB për 2019-ën, çka komplikon situatën në Eurozonë ndërkohë që vende të tjera si Italia kërkojnë të njëjtën gjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...