U paraqit si studente, juristja e Ministrisë së Arsimit largohet nga emisioni

Tuesday, 11 December 2018 23:22

Një nga të ftuarat në studion e emisionit Dritare në News 24 ishte e prezantuar si studente, por në të vërtetë punon si juriste pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Lidhja e saj u zbulua nga Taulant Muka i cili nëpërmjet një komenti në Facebook tregoi se e ftuara ishte juriste.

Komentin e Mukës e lexoi, edhe drejtuesja e emisionit, gazetarja Rudina Xhunga, duke sjellë edhe debate në studio deri në largimin e juristes.

“Më ke ardhur për studente, por ti punon në ministri. Ti përfaqëson ministrinë. Unë mendoj që nuk mund të jesh në studio, pa të fyer fare”, i tha Xhunga, teksa i kërkoi largimin nga emisioni.

Më herët juristja e zbuluar nga Muka, si Adelina Laci tha se ka mbaruar dy fakultete, atë të Gjuhë-Letërsisë dhe Drejtësisë.

“Jam shumë e qetë, jam juriste me kontratë, jam futur me studentët që kanë fituar përmes praktikave të punës. Kam mbaruar dy fakultete, gjuhë letërsi dhe drejtësi. Unë Drejtësinë e kam fakultet të dytë, dhe kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Nuk më është dashur të hy dy herë për të marrë një provim. Mesatarja ime është 9”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...