Spektakli i shpifur i organizuar nga kryeministri dhe Alban Dudushi është diskredituar edhe live kur një nga studentët e pjesmarrës që ishin shitur nga organizatorët si protestues dhe që Rama ju drejtohej si të tillë duke bërë sikur replikonte, ka nxjerrë gjithë sekretin. Po na masakrojnë në rrjetet sociale si të FRESH-it ka thënë ai duke u ngritur në këmbë dhe duke i treguar kamerës fotot që qarkullonin në Facebook. Po ka thënë ai unë jam anëtar i rinisë socialiste po jam edhe student në universitetin e Durrësit”. Të kapur gafil me shfaqen që iu nxi live, reaguan menjëherë edhe Dudushi edhe Rama. “Mos u mer me rrjetet sociale” i tha Dudushi. “Ca do të thëm unë që s’jam drogaxhi”?- i tha Rama.
Që ditën e djeshme që u organizua ky teatër studentët protestues e demaskuan këtë shfaqe të shëmruar që e shndërroi TV më të madh në vend në një leckë të kryeministrit. Por askush nuk e kishte imagjinuar se farsa do të qe kaq e shëmtuar dhe e përgatitur në mënyrë kaq halldupe.
Nuk ka dyshim se po mos i kishin hyrë këtij mundimi manipulativ edhe Rama do kishte dalë më mirë edhe Top Channel do e kishte ruajtur fytyrën.