Me duart e ënjtura, studentja sfidon Ramën: Hajde dhe më vendos prangat mua të parës!

E mërkurë, 12 December 2018 09:59

‘’Nata ishte e ftohtë po rezistenca jonë do të vazhdojë, deri në arritjen e objektivave. Secili prej nesh përfaqëson veten, ne duam që Reforma në Arsim të jetë sipas asaj që ne duam, dhe këtë kauzë do ta mbrojmë deri në fund”, kështu shprehet një prej studenteve që e ka kaluar natën përpara kryeministrisë.

Të rinjtë thonë se ata do të vazhdojnë rezistencën dhe nuk janë aspak të frikësuar me atë që do të ndodhë më pas, edhe nëse ndaj tyre nisin procedimet, ashtu siç ka bërë të ditur gjatë mëngjesit të sotëm policia.

‘’Do të isha shumë i lumtur që të më vinin mua prangat të parit, nuk na shqetësojnë aspak procedimet”, tha një tjetër prej djemve që e kishte gdhirë natën përpara kryeministrisë. Një prej vajzave tregoi duart e ënjtura pre j të ftohtit dhe ftoi Ramën që të vinte për ti vendosur prangat.

  

Ndërkohë lidhur me ecurinë që do të ketë sot protesta, studentët thonë se gjithçka do trë jetë spontane.

Ata sqarojnë se nuk do të ketë asnjë lloj përçarje, edhe pse grupe të ndryshme mund të protestojnë te kryeministria apo te Ministria e Arsimit.

Studentët kanë komentuar dhe shfaqjen e mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama në Top shoë që sipas tyre nxori në pah dhe se kush janë të infiltruarit e vërtetë të protestës studentore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...