Ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur?

E mërkurë, 12 December 2018 10:39

Nga Andi Bushati

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fundit ku gjendet, spektaklin e shëmtuar që u trasmetua të martën në mbrëmje.

Një show i shpifur për t’i hedhur hi syve publikut. Për të krijuar përdhunshëm imazhin se studentët e pranojnë kryeministrin e tenderit 40 milonësh. Për të vizatuar përshtypjen se ai është ende një njeri me të cilin mund të diskutohet normalisht.

Kur u dha njoftimi i parë se Top Show po rekruntonte studentë për të dialoguar me Ramën, në fillim e mora si një shaka.

Mu duk edhe më e pabesueshme që kjo të ndodhte, kur protestuesit në shesh e demaskuan këtë hipotezë.

Nuk besova se do të ngjante, as kur pashë emisionin “OPEN” i cili kishte për titull: “A po përçahen studentët”?

Në mendje më vërtitej një pyetje e thjeshtë dhe racionale: çfarë qëllimi mund të arrijë dialogu me figura fallco, që nuk përfaqësojnë ata që manifestojnë në rrugë? Asnjë media qoftë dhe pak serioze në glob, nuk mund telendiset deri këtu.

Nuk besova se do të kryhej as kur pashë lajmet, se drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, ishte një nga të paguarit e bordeve të qeverisë. Nuk mundet –thashë-, sa do me profesionalizëm të bëjë ai detyrën e vet, përsëri do të jetë i paragjykuar në një situatë kaq të tensionuar. Askush nuk mund t’a pranojë si arbitër të paanshëm.

Dhe më vonë, kur u binda se të gjitha këto ndodhën, u përpoqa ta gënjeja veten duke imagjinuar se të paktën do të kishin qëmtuar njerëz të fortë dhe me personalitet, për t’i dhënë kredibilitet “përplasjes” me Ramën.

Me këto iluzione të sforcuara e shtyva veten drejt telekomandës, ku për inerci të së shkuarës, ende Top Channel mban numrin 1.

Nuk i besova syve.

Lideri i vendosur në qendër, njësoj si në ato takimet ku tallet me gratë e burrave të cilëve u dhuron tapi dhe ata, studentët, që duhet të ishin heronjë e ditës, si në të gjithë studiot e tjera të mbrëmjes, ishin vendosur në një turmë gjysëm rrethore për të shërbyer si sfond i profetit.

Kishte edhe më: protagonist i One Man Show nuk duroi gjatë, por u ngrit në këmbë, për të dominuar edhe më mirë sallën e paguar dhe porositur nga ai vetë.

Menjëherë, Facebook dhe Whatsapp filluan të më buçisnin.

Filan debatues nuk është protestues, por socialist.

Atij që Rama i drejtohet si kundërshtar është brohoritës i mitingjeve të PS.

Ajo vajza që bën pyetje gjoja me spec është e FRESH-it.

Dhe kulmi i kulmeve arriti kur ai studenti nga Durrësi doli e tha LIVE se po e diskreditonin në rrjetet sociale dhe e pranoi se kishte ardhur në atë studio si militant partiak.

Show mbaroi. Shfaqja u përdhos. Pas kësaj, çdo debat ishte i kotë të ndiqej, gjithkush e perceptonte si teatër.

Kur e mbylla TV, prapë mendova me vete: po ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë që Ramiz Alia i bëri vullnetarëve të Enverit, në kohën kur të gjithë e dinin se e kishin humbur pushtetin? Pse duhej rikthyer një ekran shqiptar në modelin e errët të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?

Natyrisht, nuk kisha përgjigje. Ato mund t’i gjejnë vetëm kërkuesit që hulumtojnë simptomat e fund pushteteve, delirin dhe haluçinacionet që shkaktojë ato.

Por, i mbetur pa shpjegim mendja më shkoi tek Tani i Topit. Tek bisedat që bënim me të këtu e gati dy dekada më parë. Tek ai pasioni me të cilin të shpjegonte se si kishte konceptuar një mostër teknologjike, që do ti linte pas të gjitha mediat e tjera, njësoj si Farrari që përdorte në jetën e përditshme.

Sot u gremis në Lanë dhe Ferari i dytë i tij mendova.

Dhe paradoksalisht u ndjeva i lehtësuar, ashtu siç na ndodh me një njeri, që e shohim të ikë nga kjo botë, pa e kuptuar se si i’a përdhosin dhe i’a shkelmojnë ëndrrën e vetme të jetës së tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...