Protesta, vjen përkrahja e rinisë shqiptare nga SHBA: Mos pranoni ftesë për negociata

E mërkurë, 12 December 2018 14:52

Në ditën e 8-të të protestës së tyre, studentëve u ka ardhur dhe një mbështetje nga SHBA. Është ‘Rinia Shqiptare e SHBA’ e cila përmes një komunikate ka mbështetur studentët dhe u bën thirrje që të qëndrojnë të fortë deri në fund për kërkesat e tyre.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që nëse pretendon se nuk e ka buxhetin për ta bërë arsimin falas, të kursejë nga paratë që shpërdoron për fasada dhe për tendera të panevojshëm. Studentët kanë të drejtë në ato që kërkojnë dhe kanë nevojë për mbështetje”, thuhet në komunikatë, ndërsa u bëhet thirrje studentëve që të mos pranojnë negociata.

Komunikatë mbi protestën nga rinia shqiptare SHBA

Ne, si levizje rinore, shprehim hapur përkrahjen tonë me studentët në Shqipëri. E drejta e edukimit dhe e drejta e shëndetit, janë baza e njerëzisë dhe dy shtyllat kryesore të shoqërisë. Si të tilla, kanë nevojë për trajtim të veçantë. Shteti duhet të investojë sa më shumë në këto dy shtylla, për ta bërë vendin të jetueshëm. Kushdo që jeton këtu në Amerikë, e di shumë mirë, që edhe pse këto dy shtylla paguhen (shtrenjtë), prapësëprapë çalojnë dukshëm. Është llogjike përderisa, dija dhe shëndeti blihen me para, ajo fushë kthehet në biznes. Ndaj, mos bëni biznes me studentët. Dija as shitet, as blihet. Dhurohet!

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që nëse pretendon se nuk e ka buxhetin për ta bërë arsimin falas, të kursejë nga paratë që shpërdoron për fasada dhe për tendera të panevojshëm. Studentët kanë të drejtë në ato që kërkojnë dhe kanë nevojë për mbështetje.

U bëjmë thirrje, gjithashtu, studentëve, të mos pranojnë ftesën për negociata. Kërkesat ua keni bërë të qarta. Nëse afroheni për negociata, ka rrezik t’ju manipulojnë, t’ju ofrojnë shpërblime në këmbim të qetësisë tuaj, t’ju përçajnë. Atyre u ngelet vetëm të pranojnë ose jo kërkesat tuaja.

Jemi me ju, jemi Rinia, e ardhmja. Pa ne, nuk ka zhvillim, nuk ka Bashkim Europian, nuk ka emancipim. Nëse ne nuk duam, nuk ndodh. Qëndroni të fortë, deri në fund! Për arsimin falas, për të drejtat e studentëve, për të drejtat njerëzore.

Stafi i Rinia Shqiptare në SHBA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...