Protesta e studentëve, Edmond Tupja: Këta janë "delet" që janë bërë desh dhe me brirë madje

E mërkurë, 12 December 2018 15:42

Pak orë pas publikimit të lajmit se ndaj tij ishte ndërmarrë një procedim policia nga policia, shkrimtari i njohur Edmond Tupja, në një intervistë televizive tha se ai është një nga mbështetësit e shumtë të lëvizjes studentore dhe jo organizator i saj.

Tupja u shpreh se një vendim i tillë nga ana e policisë është tronditës si akt, dhe të lë një shije shumë të keqe.

“Nuk është i rëndësishëm fakti që më kanë proceduar, e rëndësishme është që protesta të vijojë e bashkuar dhe e vendosur. Studentët e kanë organizuar vetë këtë protestë dhe dinë vetë se ç’bëjnë. E rëndësishme është që shoh unitet brenda diversitetit të tyre. Nuk e kam menduar kurrë të ndikoj tek studentët apo t’i them dikujt të bëni kështu apo ashtu. Gjithsesi unë i sugjeroj të shkojnë drejt formimit të Unionit Kombëtar të Studentëve të Shqipërisë dhe jo të zhvillojnë vetëm disa revolta me hope,” – tha Tupja per Fax News.

Sipas Tupes, protesta është në rrugë të mbarë. Ai tha gjithashtu se ligji ka defekte të mëdha, –“Ndërkohë që qeveritarët dhe njerëz të tjerë rreth e rrotull tyre pasurohen dhe nga ana tjetër studentët nuk kanë ngrohje në auditore dhe konvikte… Kjo është reforma në arsim? Nuk jemi budallenj. Ja pra, këta janë delet sepse delet nganjëherë bëhen desh me brirë,” – tha shkrimtari i njohur duke i’u referuar revoltës së studentëve.

Ai shprehu vlerësimet më të larta për protestën e studentëve të cilët prej 8 ditësh kanë bojkotuar universitetin duke dalë përpara ministrisë së arsimit për heqjen e tarifave shtesë, përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte, përgjysmimin e tarifave etj.

“Kurrupsioni ka arritur në nivele të frikshme. Lali Eri ndërton shkolla dhe rikonstrukton shkolla nga njëra anë ndërkohë ngan ana tjetër ua marrin paratë shqiptarëve me rritjen e taksave. Me kë tallen këta”?!

Sa i përket rekrutimit të pedagogëve të rinjë nëpër universitete, Tupja tha se ky proces është skandaloz sepse ka servilizëm, kurrupsion, nepotizëm në përzgjedhjen e tyre.

“Duhet bërë VETING moral dhe profesional ndaj pedagogëve sepse ka pedagog që marrin para sepse kanë marrë gjithmonë,” – shpreh Tupja.

Ai shtoi se një ligj që nuk u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të studentëve nuk duhet të ekzistojë sepse sipas tij, nesër mund të nxjerrin një ligj që biçikletat do të bëhen të detyrueshme dhe që duhen blerë në filan firmë.

“Duhet mbajtur gjallë zjarri dhe shkëndija e shpresës, një ditë këta politikanë do të shporren, beteja është e gjatë por do të ndodh,” – tha Tupja.

Ai e përfundoi duke thënë se studentët janë ndarë në dy sheshe por kauza është e përbashkët dhe do ta gjejnë rrugën e tyre, ata nuk mund t’i marrë askush përdore por ata kanë nevojë për mendime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...