Policia e procedoi penalisht, Tupe ironi therëse për mekanizmat e shantazhit të Ramës

E mërkurë, 12 December 2018 18:32

Pasi u procedua penalisht nga policia ka folur së fundmi profesori Edmond Tupe. Ai është shprehur se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë procedim. Po kështu profesori ka deklaruar se deri dje ka pasur dëshmi penaliteti të virgjër.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që jam proceduar penalisht. Ma tha një miku im. Deri dje, kam pasur dëshmi penaliteti të virgjër. Jam rritur në një familje me edukatë dhe në respekt të ligjit. Nga 4 akuzat, nuk e gjej veten te asnjëra. Unë isha mbështetës, jo organizator; nuk kam hedhur vezë apo shishe ndaj institucionit; nuk kam bllokuar rrugën sepse kam qëndruar në trotuar…”, deklaroi profesori në emisionin “Top Talk”,

Edmond Tupja shtoi se u bezdis nga ky procedim, por sot doli prapë në protestë: “Shkova në Kryeministri dhe tregova se sërish jam në mbështetje të studentëve”.

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 19:12
Login to post comments